“Qatar Islamic Bank” kërkon të blejë Interin – Shqip

by admin
Spread the love

Familja Zhang ndodhet në vështirësi ekonomike

Jo një fond investimi, por një bankë! Ky mund të jetë identikiti i pronarit të ardhshëm të Interit. Sipas gazetës italiane “Il Giornale”, interes për klubin zikaltër ka Qatar Islamic Bank.

Ndërkohë presioni rritet mbi famijen Zhang, që do të duhet të shlyejë 350 milionë euro kredi me datën e pagesës që po afrohet. Borxhi i familjes Zhang është ndaj një tjetër fondi amerikan, “Oaktree”.

Nisur nga situata Jassim Bin Hamad Al Thani president i Qatar Islamic Bank është gati të bëjë një ofertë të dytë. Më herët ai kishte tentuar të merrte Manchester United, por ofeta e tij u refuzua nga klubi që u ble nga miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe.

Sipas mediave italiane, Jassim Bin Hamad Al Thani mund të jetë këshilluar nga vetë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino që të përqendrohet te blerja e Interit. Kreu i institucionit të futbollit botëror, është prej kohësh resident në Katar.

Ndërkohë që në Itali po ndjekin me vëmendje zhvillimet. Në rast të ndryshimit të pronarit, do të ketë investime të mëdha te zikaltrit, të cilët do të bëhen kështu edhe më shumë konkurues, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

Klan News

You may also like