Qaja, e vjetra po na binte mbi kokë

by admin
Spread the love

A e mbani mend “Piter-Pan-istin e vogël, Xheison Bafti? Djaloshin, i cili mori edhe epitetin ‘Taramelja’ për shkak se nuk shqiptonte dot shkronjën ‘k’ dhe e zëvendësonte me shkronjën ‘t’?

Përpara disa ditësh, në ‘Telemedia’ publikuam disa foto ku ju treguam se sa shumë është rritur Xheison ‘taramelja’ për gati dy vite. Djaloshi, i cili numëron shumë fansa dhe bëri për vete shumë prindër shqiptarë në edicionin e dytë të programit ‘Në Kurthin e Piter Pan’ është rikthyer sërish në ekran, por jo më në Tv Klan.

Xheisoni ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, me Arjola Shehun dhe Arjon Muçën, ku ka folur për ëndrrën e tij tashmë të realizuar…shtëpinë e re për familjen e tij. Taramelja e shprehu si dëshirë që kur ishte pjesë e programit për fëmijë dhe produksioni ia plotësoi asokohe falë edhe ndihmës së shqiptarëve.

Ish-Piter Pan-isti tregoi emocionet kur hyri në shtëpinë e re, teksa rrëfeu se shtëpia që kishte në fshat ishte shumë e vjetër. “Kur hyra në shtëpinë e re brenda më prisnin të gjithë fëmijët që ishin me mua të “Piter Pan”, unë i pashë po bëra sikur nuk i pashë. Unë po qaja se ishte shtëpi e re. Se shtëpia që kisha në fshat të binte në kokë”- tha Xheisoni në programin e mëngjesit  “Ditë e Re” në RTV Ora.

You may also like