Putin nuk e di se ç’e pret! – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti amerikan Joe Biden dënoi të martën mbrëma presidentin rus Vladimir Putin dhe pushtimin rus të Ukrainës dhe njoftoi masa ekonomike për të luftuar inflacionin.

Ai tha se pushtimi rus në Ukrainë nuk është provokuar nga asgjë, ndërsa presidentin rus e quajti “diktator”, duke thënë se ende nuk e di se ç’përgjigje pret nga Perëndimi.

“Lufta e Putinit ishte e paramenduar dhe e paprovokuar. Ai hodhi poshtë përpjekjet në diplomaci. Ai mendonte se Perëndimi dhe NATO nuk do të përgjigjeshin. Dhe ai mendoi se mund të na ndajë këtu, në shtëpi. Putini e kishte gabim. Ne ishim gati”, tha Biden në fjalimin e tij të parë para Kongresit për gjendjen e kombit.

“Putini është tani më i izoluar se kurrë nga pjesa tjetër e botës, sepse në luftën kundër autokracisë së demokracisë, ata janë në një udhëkryq,” tha Biden, duke njoftuar ndalimin e hapësirës ajrore të SHBA për avionët rusë, ndërsa Bashkimi Evropian dhe Kanadaja e ka bërë këtë prej ditësh.

“Po njoftoj se ne do të bashkohemi me aleatët tanë në mbylljen e hapësirës ajrore të SHBA-së për të gjitha fluturimet ruse, duke e izoluar më tej Rusinë dhe duke ushtruar presion shtesë mbi ekonominë e tyre. Putini nuk e di se çfarë e pret,” tha Biden, duke kërcënuar oligarkët rusë se do u konfiskohen “jahte, apartamente luksoze dhe avionë”.

Pavarësisht ndarjeve të thella partiake të Kongresit, ligjvënësit amerikanë, shumë prej të cilëve ishin veshur verdhë e blu, ngjyrat e flamurit ukrainas, , duartrokitën fjalimin e Biden-it. /tesheshi.com/

 

You may also like