“Putin mund të përdorë armë bërthamore”, kryebashkiaku i Kievit paralajmëron banorët të mos rikthehen: Është me rrezik

by admin
Spread the love

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko ka paralajmëruar banorët që u larguan nga kryeqyteti se nuk është e sigurt të rikthehen në Ukrainë, sipas skynews.

Ai tha se nuk kishte asnjë dyshim se qyteti është ende objektivi kryesor i Rusisë.

“Fatkeqësisht, sot nuk mund të garantojmë sigurinë e çdo banori. Çdo cep i Ukrainës, çdo qytet dhe qytezë, është nën kërcënim ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj barbare kundër vendit tonë”.

Kitschko shprehet i shqetësuar për mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të përdorë një armë taktike bërthamore në Kiev.

“Si kryetar i Kievit i them kujtdo, më falni, është rreziku juaj personal, por ne nuk mund t’ju japim garanci. Për sa kohë që ka luftë në Ukrainë nuk mund të japim garanci për asnjë ukrainas, pasi sulmet ruse mund të ndodhin në çdo sekondë”, tha Klitschko.

Rruga Press

You may also like