Putin, ‘dora e fshehtë’ pas eleminimit të Prigozhin?! Ish-zyrtari amerikan: Nuk do të ishte surprizë

by admin
Spread the love

10 persona kanë vdekur pasi një avion privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës, dhe shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin mendohet të ketë qenë në bord.

Një ish-këshilltar special i ushtrisë amerikane tha për Sky News se “nuk do të ishte e surprizë” nëse Vladimir Putin do të ishte pas rrëzimit të avionit.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

“Ne nuk duhet të harrojmë se zhdukja ose largimi i disa prej armiqve të Putinit ndër vite kanë qenë të lidhura me përplasjet e dyshuara të avionëve”, tha Mark Voyager duke dhënë si shembull vdekjen e gjeneralit Lebed.

Guvernatori i Krasnoyarsk Krai u vra në një aksident me helikopter Mi-8 në malet Sayan në 2002. Në atë kohë, një anëtar i parlamentit rus tha se përplasja mund të ishte shkaktuar nga sabotimi.

Ai kandidonte për president përpara aksidentit që i mori jetënj dhe po kritikonte luftën çeçene që kishte nisur Putini”, shpjegoi Voyager.

Sipas ish-zyrtarit amerikan “nuk do të ishte e çuditshme nëse Putini ka zgjedhur përsëri këtë metodë që i ofron njëlloj alibie të besueshme” se nuk ka pasur dorë në heqjen qafe të një prej armiqëve të tij.

Voyager tha se njerëzit duhet ta kuptojnë se sa shpejt Rusia po përpiqet të marrë kontrollin e perandorisë luftarake të Prigozhin dhe aseteve financiare.

“Nga hapat pasues të Kremlinit dhe regjimit të Putinit, ne do të dimë se në çfarë mase ata e dinin për këtë dhe ata ishin të përgatitur,” tha ai.


Top Channel

You may also like