Putin dislokon në Atlantik raketat hipersonike Zircon

by admin
Spread the love

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dërguar në Oqeanin Atlantik një anije të pajisur me raketa hipersonike të gjeneratës së re. Ky veprim po shihet si sinjal për Perëndimin se Rusia nuk do të tërhiqet nga lufta në Ukrainë.

Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë në garë për zhvillimin e armëve hipersonike, të cilat shihen si mënyrë për të fituar avantazh ndaj armiqve, sepse këto lloje armësh kanë shpejtësi pesë herë më të madhe sesa shpejtësia e zërit dhe po ashtu kanë aftësi të mëdha të manovrimit.

Në një video-konferencë me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, dhe komandantin Igor Krokhmal të anijes së quajtur “Flota e admiralit të Bashkimit Sovjetik, Gorshkov”, Putin tha se kjo anija është e pajisur me armë hipersonike, Zircon.

“Kësaj radhe, anija është e pajisur me sistemin e fundit të raketave Zircon”, tha Putin.

“Jam i sigurt se një armë e tillë e fuqishme do të mbrojë Rusinë nga kërcënimet e mundshme të jashtme”, shtoi ai.

Si kjo armë, sipas Putinit, “nuk ka në botë”.

Pas më shumë se 10 muaj që kur Putin dërgoi trupat në Ukrainë, nuk ka pasur shenja se lufta – që ka lënë të vrarë dhjetëra mijëra persona – do të përfundojë shpejt.

Rusia po ashtu ka përdorur raketa hispersonike Kinzhal në Ukrainë.


Top Channel

You may also like