Putin akuzon SHBA-BE: Duan të na shkatërrojnë nga brenda, ndaluam vrasjen e gazetarit rus

by admin
Spread the love

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duan ta shkatërrojnë nga brenda Rusinë, por kjo përpjekje po dështon”.

Kështu u shpreh shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, gjatë një fjalimi televiziv ditën e hënë, ku përsëriti se ekonomia ruse po i reziston impaktit të sanksioneve të Perëndimit: “SHBA dhe BE po përdorin satelitët e tyre në Ukrainë për të shkatërruar Rusinë nga brenda, por kanë dështuar edhe në këtë përpjekje, pasi shoqëria ruse tregoi maturinë dhe mbështetjen për forcat e armatosura. Diplomatët duhet të kërkojnë zgjidhje diplomatike, por Perëndimi po tregon të gjithë të kaluarën e vet koloniale”.

Putin akuzoi gjithashtu Kievin për shkelje të rënda të të drejtës ndërkombëtare dhe pa ofruar prova tha se shërbimet sekrete ruse kishin parandaluar vrasjen e planifikuar të një gazetari të njohur rus, nga Ukraina: “Sot në mëngjes ndaluam aktivitetin e një grupi terrorist që planifikonte vrasjen e një gazetari të rëndësishëm rus. Sigurisht, do ta mohojnë tani, por faktet dhe provat janë të pakundërshtueshme”.

Media ruse Interfax thotë se bëhet fjalë për gazetarin Vladimir Soloviev, vrasja e të cilit, siç pretendon, është planifikuar nga grupe neonaziste, me urdhër të shërbimeve sekrete ukrainase, të ndihmuar nga ato perëndimore.

Solovyev nuk është një gazetar çfarëdo. Ai është prezantuesi më popullor në Rusi dhe zëri më ekstrem i propagandës ruse. Agjencitë shtetërore të lajmeve thonë gjithashtu se Putin ka urdhëruar kontroll të menjëhershëm kundër përhapjes së lajmeve të rreme.

You may also like