Pushtim kuqezi në “Mapei Stadium”, biletat avullojnë për 20 minuta

by admin
Spread the love

Të dielën në “Mapei Stadium” do të jetë një pushtim kuqezi. Sassuolo do të presë në shtëpi Milanin në javën e fundit ku ekipi i Piolit mund të shpallet kampion, ndërsa biletat për këtë ndeshje kanë avulluar menjëherë. Kërkesa ishin të shumta saqë detyruan shitësit të vendosnin në portalin e biletave përpara se të shiteshin mbishkrimin: “Duke marrë parasysh kërkesën e madhe për këtë ndeshje dhe disponueshmërinë e kufizuar të vendeve, ju paralajmërojmë se eventi mund të shitet shpejt”.

Tifozët e Milanit kanë vetëm 4000 bileta në dispozicion për këtë ndeshje, padyshim një shifër që nuk është respektuar. Në total Mapei Stadium ka 21,500 vende, ndërsa të gjitha biletat janë shitur në më pak se 20 minuta. Për 21,500 vende, kishte rreth 90 mijë kërkesa, ndërsa në sportelet e autorizuara kishte rreth 30 deri në 40 persona në radhë.

Nuk mungojnë për këtë ndeshje as abuzimet pasi në tregun e zi biletat po shiten me më shumë se 1000 euro. Praktikisht, gjithmonë në rast se Milani fiton, kush do të jetë në Reggio Emilia të dielën do të jetë me fat. Kush do të jetë brenda në stadium edhe me më shumë fat, sepse në Milano ende nuk janë parashikuar evente ku tifozët mund të ndjekin ndeshjen nga vetë klubi. /oversport.tv

You may also like