Pushteti e opozita nuk gjejnë kompromis, ndërpritet seanca

by admin
Spread the love

Partia në Pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe tri partitë tjera opozitare, PDK, LDK dhe AAK, nuk kanë arritur të gjejnë kompromis, çka ka bërë që të ndërpritet seanca e së enjtes, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, i ka ndërprerë punimet e seancës të së enjtes, duke i shtyrë për javën e ardhshme.

Konjufca ka thënë se bllokimi i seancës nga opozita është i paarsyeshëm, pasi protesta e veteranëve nuk ka lidhje me atë që do të zhvillohej në seancë.

“Seanca e sotme shkoi si shkoi, me këtë bllokim që mu duk i paarsyeshëm pasi s’ka pasur lidhje kjo seancë me temën për të cilën është protestuar dhe bllokuar seanca. Nuk shoh kushte të vazhdojmë pasi një pjesë e opozitës po insiston që ajo të bllokohet. E vazhdojmë javën e ardhshme. Seancat e Kuvendit nuk do të mund të bllokohen pafundësisht apo për shkak të betejave tona politike. Megjithatë principi më i rëndësishëm i shtetit është funksionimi i demokracisë”, ka thënë Konjufca në përmbyllje të seancës.

Në rend dite ishte Projektligji i propozuar nga PDK-ja për tërheqje të kursimeve nga Trusti.

You may also like