Pushimet luksoze dhe private të Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldos

by admin
Spread the love

Georgina Rodriguez është duke u argëtuar në diell para se të mirëpresë binjakët në jetë dhe këto pushime ajo po i bën në një plazh privat në Dubai bashkë me familjen. Modelja nuk ka hezituar të publikojë fotografi nga plazhi, duke vënë në pah barkun e saj të rrumbullakosur. Ky do të jetë fëmija i dytë dhe i tretë i Cristiano-s dhe Georgina-s së bashku, pasi 3 fëmijët e tjerë të Ronaldos erdhën nga nëna surrogate.

Çifti ka shumë për të festuar kohët e fundit, pasi Georgina sapo festoi ditëlindjen e saj të 28-të, ndërsa nuk ka mbetur pa vëmendje dokumentari i saj në Netflix ku rrëfen transformimin e jetës së saj nga një vajzë e thjeshtë dhe e varfër në milionere./revistawho.com

You may also like