Punëtorët e “Ferronikelit” marrin përkrahje nga disa deputetë të opozitës

by admin
Spread the love

Protestën e punëtorëve të kompanisë “Ferronikeli”, e kanë përkrahur disa deputetë të partive opozitare, PDK dhe LDK, raporton Ekonomia Online.

Teksa u panë
duke dalë nga Kuvendi, deputetët opozitare thanë se protesta e tyre është e
drejtë dhe se premtuan që gjendjen e kësaj kompanie ta diskutojnë në Kuvend.

Deputeti i
PDK-së, Ferat Shala, e ka quajtur situatë të pabarazisë gjendjen e punëtorëve
të kësaj kompanie. Ai kërkoi nga punëtorët që të protestojnë dhe t’i mbrojnë të
drejttat e tyre.

“Ndodhi një situatë e pabarazisë njerëzorë,
juridike e qytetare. U ndanë punëtorët e “Ferronikelit” dhe gjiganti metalurgjik.
Kjo qeveri me këto politika ekonomike dhe sociale është duke bërë ndarje të mëdha.
Sinqerisht e kam ngritur këtë shqetësim edhe me ministrin e Financave por nuk
ka vullnet me gjet zgjidhje. “Ferronikeli” nuk duhet të harrohet se është në
qendër të Kosovës. Asnjëherë nuk ka qenë e lokalizuar, prandaj gabim e ka
qeveria Kurti. Me kulturën më të madhe protestoni dhe mbroni të drejtat e juaja”,
tha Shala.

Edhe shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, e
ka përkrahur protestën e punëtorëve të kësaj kompanie.

“Industria dhe metalurgjia është me rëndësi
jetike të Kosovës ne e përkrahim shqetësimin e juaj. Kompania është jashtëzakonisht
e rëndësishme. Karakteri rajonal nuk duhet me qene ne ndikim. Na jemi në opozitë
dhe nuk e kem pushtetin krejt çka mundemi me thënë është se “Feronikeli” është
me rendësi jetike. E keni mirëkuptimin tonë edhe si kompani edhe si familje”,
tha Gashi.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë
se situatën e kompanisë “Feronikeli” do ta diskutojë në Kuvend.

“Urdhëroni detyroni të veprojnë por vetëm me rrugë ligjore. Unë kam me ngrit në kuvend këtë çështje. Kërkoni të drejtat e juaja që ju takojnë”, ka thënë Berisha.

You may also like