Pula: Kundërshtitë e “Ballkanit të Hapur” e fushatat e VV-së në Tiranë, arsyet e plasaritjes së raporteve Rama-Kurti

by admin
Spread the love

Fushatat e kryeministrit Albin Kurti kundër Edi
Ramës në Shqipëri, kundërshtimet ndaj iniciativës “Ballkani i Hapur”, janë disa
arsyet e plasaritjes së raporteve ndërmjet Edi Ramës dhe Albin Kurti. Ky i fundit,
nuk e priti kryeministrin shqiptar Edi Ramën, i cili të dielën erdhi në Kosovë,
raporton Ekonomia Online.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online, njohësi i
çështjeve politike në vend, Shqipërim Pula.

Sipas tij, kundërshtitë e Kurtit ndaj “Open Ballkanit”,
e kanë ndihmuar në ngrirjen e raporteve vëllazërore dhe miqësore që vijnë nga
Tirana drejtë Prishtinës.

“Realisht mund të këtë disa arsye, mund të jetë
pjesëmarrja e Albin Kurtit në Shqipëri, fushatat që ka bërë  për qendrat e Vetëvendosjes në Shqipëri, si
duket ka krijuar një lloj irritimi tek kryeministri aktual shqiptar. Më pastaj kundërshtitë
e hapura drejt “Ballkanit të Hapur” e kanë ndihmuar ngrirjen e raporteve vëllazërore
e miqësore dhe thumbimet e kohë pas kohshme që vijnë nga Tirana drejtë Prishtinës
dhe anasjelltas kanë krijuar këtë relacion që nuk do të duhej të ishte”, tha
ai.

Pula ka thënë raportet e tyre nuk duhet të
ndikojnë në raportin zyrtarë shtetëror, për të cilën thotë se historia i
bashkon dy shtetet.

“Ana private ana e simpatisë personale ndaj njeri-tjetrit nuk do të duhej të dominoj raportin zyrtar shtetëror. Neve e ndajmë të njëjtën histori, kemi të njëjtën gjuhë kemi të njëjtët heronj dhe mbi bazën e këtyre arsyeve do të duhej që më tepër të afrohemi njëri me tjetrin. Relacionet tona zyrtare shtetërore të jenë të pandikuara nga ndonjë moment individual e  privat që mund ta kemi në përditshmërinë tonë politike të jetës publike”, tha Pula për EO.

You may also like