Publikohet foto e re e portierit të Ballkanit pas sulmit nga tifozët në stadiumin e Gjilanit

by admin
Spread the love

Gjatë ndeshjes së sotme ndaj Gjilanit dhe Ballkanit u sulmua portieri i mysafirëve, Stivi Frashëri nga disa persona të cilët me rastin e golit të barazimit të Gjilanit nuk vendosën të festonin por sulmuan portierin kundërshtar.

Dueli kryesor i kësaj jave pritej të ishte një shfaqje e bukur e futbollit kosovar dhe ashtu ishte deri në minutën e 93′, kur disa individë sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin ku pas sulmit ndaj tij ndeshja u detyrua të ndërprehej.

Ai pas goditjeve të marra ka pasur tronditje në kokë, ku është dërguar menjëherë në emergjencë për të ju bërë ekzaminimet, pas grushteve e shkelmave të marra nga tifozët vendas, por që tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se arsyeja se pse erdhi deri te ky sulm fizik i tij ishte se në minutën e 93′ nga një goditje nga këndi të harkuar më së miri në zonë u gjet portieri, Enea Koliçi i cili realizoj golin e barazimit, ku shumë tifozë vendas hynë në fushë për tu gëzuar, derisa disa të tjerë sulmuan Stivi Frashërin duke prishur të gjithë këtë ditë të bukur sportive. 

You may also like