Publikohen pamjet e Gavit kur shënonte për Barcelonën si 12 vjeçar

by admin
Spread the love

Dy vite më parë në skenë për Barcelonën dolën; Ansu Fati, më pas Pedri që ka mahnitur të gjithë, dhe tani një tjetër superyll, Gavi, vetëm 17-vjeçar.

Viral kanë shkuar disa momente të tij me skuadrën e Barcelonës kur ishte vetëm 12 vjeçar.

Së fundi Gavi shënoi edhe golin e parë për klubin, duke u bërë golashënuesi i tretë më i ri i Barcelonës i të gjitha kohërave, duke mposhtur edhe Lionel Messin.

Messi e shënoi golin e parë në moshën 17 vjeç e 331 ditë, ndërsa Gavi tani e ka bërë këtë në 17 vjeç dhe vetëm 135 ditë.

Gavi në tetor u thirr për herë të parë duke debutuar me La Rojën dhe menjëherë zuri vend në skuadër.

/Insporti.com

You may also like