Publikohen formacionet zyrtare të derbit Ballkani – Prishtina

by admin
Spread the love

Ballkani dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në BKT Superligën e Kosovës.

Therandasit janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen e cila pritet të fillojë nga ora 13:00 në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.

Ekipi i Bekim Isufit vjen nga dy barazime radhazi dhe synon t’i rikthehet fitores për ta rikthyer edhe pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit vjen nga një fitore ndaj Malishevës dhe synon të vazhdojë më fitore për t’u ngjitur sa më lartë në tabelë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

BallkaniFrashëri; Ar.Thaqi, Hoxha, Jashanica, As.Thaqi; Kuc, Gashi; Korenica, Baftiu, Krasniqi; Solomon;  

PrishtinaNika; B.Krasniqi, Bekteshi, Atanda, Mici; Boshnjaku, Karabeci; Mankenda, E.Krasniqi, Abazi; Kryeziu; 

You may also like