Publikohen deklaratat tatimore të Trump-it, republikanët kundër – Shqip

by admin
Spread the love

Demokratët në Kongres publikuan të premten deklaratat tatimore të ish-presidentit Trump, për një periudhë gjashtëvjeçare.

Raportet përfshijnë disa informacione personale të ndjeshme, të tilla si numrat e sigurimeve shoqërore dhe numrat e llogarive bankare nga viti 2015 deri në 2020, raportoi AP.

Ato përfshijnë pothuajse 6,000 faqe, duke përfshirë më shumë se 2,700 faqe të raporteve individuale të Trump dhe gruas së tij Melania dhe më shumë se 3,000 faqe të subjekteve të biznesit të Trump.

Demokratët argumentuan në Komitetin e Taksave se transparenca dhe sundimi i ligjit ishin në rrezik, ndërsa republikanët kundërshtuan se kjo përbën një precedent të rrezikshëm për humbjen e mbrojtjes së privatësisë.

rump refuzoi të publikonte deklaratat e tij tatimore kur ai kandidoi për president dhe pati një betejë ligjore për t’i mbajtur ato të fshehta ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, Gjykata e Lartë vendosi muajin e kaluar se ato duhet t’i dorëzohen Komitetit të Tatimeve. /tesheshi.com/

You may also like