PSG tërhiqet nga Skriniar, arrin marrëveshje me një tjetër mbrojtës

by admin
Spread the love

Në Francë janë të sigurt, PSG është tërhequr nga gara për Milan Skriniar dhe është shumë pranë transferimit të një tjetër mbrojtësi. Bëhet fjalë për Nordi Mukiele i cili ishte edhe alternativa në rast se dështonte pista për mbrojtësin sllovak të Interit.

Kështu, sipas asaj që raportohet nga RMC Sport, PSG ka arritur një marrëveshje totale me Leipzig dhe vetë lojtarin për transferimin e tij në Paris. Mukiele pritet të zbarkojë në Francë në ditët e ardhshme ku do të kryejë edhe vizitat mjekësore e më pas t’i bashkohet ekipit.

Sakaq, mbrojtësi do të afrohet nga PSG fillimisht në formë huazimi, por me francezët që do të kenë të drejtën për të blerë kartonin e lojtarit. Më këtë lëvizje ndërkohë, shanset që Interi të mbajë në ekip Milan Skriniar janë të shumta. /oversport.tv

You may also like