PSG nuk heq dorë nga Skriniar, mbrojtësi mund të largohet nga Interi në janar

by admin
Spread the love

Interi duket se është bërë pishman që tani, që nuk e shiti në sesionin e fundit të merkatos mbrojtësin Milan Skriniar te PSG. Pritej që drejtuesit e klubit zikaltër dhe agjentët e lojtarit të nisnin bisedimet për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2023.

Por deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt mes palëve, që duket se janë gjithmonë e më larg njëra-tjetrës. Ndërkohë klubi francez nuk ka hequr dorë nga sllovaku dhe është i gatshëm që të bëjë një tjetër tentativë gjatë merkatos së janarit.

Por në këtë rast PSG nuk do të ofrojë më 60 milionë, por gjysmën e tyre 25-30 milionë, pasi në verë Skriniar do të jetë një lojtar i lirë. Edhe përfitimet personale të lojtarit nuk mund të krahasohen, pasi francezët ofrojnë 9 milionë euro në sezon, ndërsa zikaltërit shkojnë maksimumi 6.5 milionë euro.

Interi gjendet në një situatë të vështirë për tu interpretuar dhe nuk përjashtohet që në janar Skriniar të shitet për gjysmën e parave që u ofruan në verë. / Oversport.tv

You may also like