PSG nuk heq dorë nga Leao, gati të paguajë klauzolën e frikshme të portugezit

by admin
Spread the love

Rafael Leao është ylli i Seria A për të cilin, është rritur së tepërmi interesimi nga skuadrat e mëdha europiane. Së fundmi, ekipi që po rivalizon me Chelsean për shërbimet e talentit portugez është PSG-ja e sheikëve.

Mediat franceze kanë bërë me dije se skuadra parisiene ka kthyer sytë nga ylli i Milanit, me shpresën që mund të bindë jo vetëm lojtarin, por edhe drejtuesit e djallit për një marrëveshje të pranueshme.

Madje, në Francë janë të bindur që PSG është gati edhe për planin më drastik. Të paguajë menjëherë klauzolën prej 150 milionë eurosh për portugezin e Milanit. Sulmuesi 23-vjeçar është një njohje e vjetër për drejtorin Luis Campos, i cili e pati sjellë më parë te skuadra e Lilës. / Oversport.tv

You may also like