PSG mendon për ‘shtëpinë e re’ – Shqip

by admin
Spread the love

Bashkia e Parisit refuzon shitjen e stadiumit “Parc des Princes”

Stadiumi ‘Parc des Princes’ nuk do jetë shtëpia e PSG-së në të ardhmen. Impianti modern në pronësi të Bashkisë së Parisit nuk është në shitje dhe për këtë shkak, pronarët nga Katari po planifikojnë ndërtimin e një tjetër stadiumi në kryeqytetin francez. Stadiumi, në pronësi të këshillit të qytetit të Parisit, ka qenë shtëpia e PSG-së që kur ata u bën pjesë e elitës së futbollit francez në vitin 1974.

Mediat franceze raportuan se skuadra e Ligue 1, PSG paraqiti një ofertë për të blerë ‘Parc des Princes’ në Nëntor të vitit të kaluar. Në një intervistë me gazetën spanjolle “Marca” në atë kohë, presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi tha se klubi nuk ndihej i mirëpritur në stadium.

Në vitin 2013, PSG arriti një marrëveshje me Këshillin e Qytetit të Parisit për të zgjatur qiranë e tyre deri në vitin 2043, me detyrimin për ta rinovuar stadiumin dhe investuar rreth 75 mln Euro në tre vitet e ardhshme.

PSG ka qenë klubi më i suksesshëm në Francë që kur pronarët nga Katari morën drejtimin e tyre në vitin 2011, duke e fituar kampionatin tetë herë.

Gjithashtu, kampionët francez kanë treguar potencial edhe në kompeticionet vendase, por pa arritur që të jenë fitues në Ligën e Kampionëve, turne që i shkoi shumë pranë në vitin 2020, pasi u mposht në finale nga Bayern Munich.

Klan News

You may also like