PSG humb durimin me Pochettino, Zidane gati ta zëvendësojë

by admin
Spread the love

E ardhmja e Mauricio Pochettino në pankinën e PSG nuk është më e sigurt. Tekniku argjentinas është skualifikuar nga Kupa e Francës dhe ecuria e ekipit të tij nuk ka qenë bindëse në këto javë.

Për rrjedhojë Leonardo ka hedhur sytë drejt një tjetër trajneri. Sipas asaj që raporton RMC Sport, PSG ka kontaktuar legjendën franceze Zinedine Zidane për të marrë drejtimin e kryeqytetasve. Ai është një kërkesë e vjetër e PSG, pasi kanë tentuar disa herë për ta ulur në stol francezin.

Megjithatë, Pochettino do të luaj këto javë shanset e tij të fundit me klubin francez. Gjithmonë sipas të njëjtit burim drejtuesit i kanë komunikuar teknikun argjentinas se prova e tij e vetme është Champions League. Kështu, e ardhmja e tij varet vetëm nga ecuria në Europë. /oversport.tv

You may also like