PSG e do me çdo kusht, 80 milionë euro për yllin e Lazios

by admin
Spread the love

Një udhëtim në Paris me partneren e tij hapi polemikat e par për një transferim të mundshëm të Sergej Milinovic-Savic në radhët e PSG. Këtë herë janë mediat spanjolle ato që japin më shumë detaje për kalimin e mundshëm të serbit nga kryeqyteti italian në atë francez.

Sipas Fichajes.net, mesfushori serb është kontaktuar nga drejtuesit e PSG dhe ata i kanë konfirmuar interesin e tyre. Për më tepër, në tavolinën e Lotitos do të vendosen 80 milionë euro për ta bindur. Një shumë kjo që i plotëson të gjitha kërkesat që Lotito ka për të shitur lojtarin.

Nga ana tjetër, edhe vetë Milinkovic-Savic është entuziast për një transferim të mundshëm në Paris. Ai dëshiron të bëjë kapërcimin e madh në karrierë dhe PSG do të ishte ambienti perfekt për të. Aktualisht Lazio nuk i plotëson dot kërkesat që serbi ka për të ardhmen, ndërsa në Paris ai mund të luftojë për trofetë më prestigjioz europianë. /oversport.tv

You may also like