Pse të gjithë dyshojnë se Rihanna është shtatzënë?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rihanna i bëri të gjithë të kthejnē kokën nga Barbados, vendlindja e saj. Nga sot pikërisht Barbados është republika më e re në botë. Këngëtarja ishte në ceremoni edhe për të festuar momentin e rëndësishëm të shkëputjes nga Britania e Madhe, madje edhe u nderua si Heroinë Kombëtare.

Por fotot nga festa nuk morën komente për veshjen e Rihannës si zakonisht, por për barkun e saj që sipas ca fansave tregon që është shtatzënë.

Barku në fakt duket disi i rrumbullakosur, por nuk ka ende asnjë fakt që e vërteton këtë. Duke marrë parasysh sesa herë kanë dalë lajme të këtij lloji dhe janë mohuar nuk e dimë ende çfarë të besojmë./revistawho.com

You may also like