“Pse ska vajza Instagram”, Arbenita thumbon nënat për hapjen e llogarive të fëmijëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli e cila ka disa muaj që është bërë për herë të parë me reperin, Feronit Shabani, së fundi ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram.

Duke qenë se shumë qifte shqiptare që me të lindur fëmijë u kanë hapur llogari të rrjeteve sociale, kështu një nga pyetjet ishte se pse nuk i ka hapur një llogari në Instagram Ninës, vajzës së saj, shkruan “Kosovarja”.

 

“Ende nuk është e rritur mirë dhe edukuar për këtë gjë. Instagrami ka anët pozitive po edhe negative. Mendoj se i takon asaj kjo zgjedhje dhe jo mua”, është përgjigjur Arbenita dhe kjo u mor nga publiku si thumb për shumë nëna të tjera që fëmijët e tyre kanë tashmë llogari siq është Instagrami.

Poem, vajza e Sarës dhe Ledrit; Zëri dhe Bota, fëmijët e Elit Rudit dhe Gjikos; Tian dhe Zen, djemtë e Tunës dhe Patris Berisha; Hana, vajza e Loredana dhe Mozzik e shumë e shumë fëmijë të tjerë kanë llogari në rrjetet sociale sigurisht të kontrolluara nga prindërit.


You may also like