Pse Rusia shton sulmet me dronë në Ukrainë? Eksperti britanik tregon tre arsyet kryesore

by admin
Spread the love

Në fjalimin e tij të vonë të natës të hënën, presidenti Volodymyr Zelensky tha se Rusia po përgatitej të shtonte sulmet e saj ndaj Ukrainës.

Zelensky tha se qëllimi ishte të thyhej rezistenca e Ukrainës duke “rraskapitur popullin tonë, mbrojtjen ajrore (tonë), energjinë tonë”, më shumë se 10 muaj pas pushtimit.

Dhe duke treguar se pse Rusia mund të planifikojë të shtojë sulmet me dronë, zëvendësmarshalli i pensionuar britanik Sean Bell tha për Sky News se kishte “tri arsye kryesore”.

Sipas tij: “Njëra prej tyre është të përpiqemi të ‘gërryejmë’ vullnetin e popullatës”.

“Mund të jetë ftohtë në Mbretërinë e Bashkuar, por është tmerrësisht ftohtë në Ukrainë për momentin. Nëse e bëni jetën sa më të mjerueshme për popullatën, kjo mund të minojë mbështetjen për Zelensky”, është shprehur ai.

Megjithatë, zoti Bell shtoi se në realitet “duket se ka efekt krejt të kundërt”.

Eksperti ushtarak shtoi: “Arsyeja e dytë është hakmarrja. Gjërat nuk po shkojnë mirë për rusët në fushën e betejës”.

“Ata kanë hequr dorë nga 50% e territorit të tyre që dikur kishin marrë dhe gjithashtu ukrainasit kanë shënjestruar efektivisht bazën e forcave ajrore Engels në një farë mase prapa vijës së frontit”.

“Së treti, është momentumi. Rusia ka nevojë për vrull në fushën e betejës. Rusia duhet të blejë kohë. Duhet të blejë kohë për t’u riarmatosur, stërvitur, ripajisur dhe të përgatitet për një ofensivë pranverore”.


Top Channel

You may also like