Pse restoranti më i mirë në botë me pronar shqiptar do të mbyllet

by admin
Spread the love

Rene Rexhepi, shefi shqiptar më i famshëm në botë, ka njoftuar se së shpejti restoranti i tij “Noma”, do të mbyllet.

“Noma”, i cili gjendet në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, u kthye në simbol të gastronomisë botërore kur për disa vite u votua si restoranti më i mirë në botë.

Por shefi i tij, Rene Rexhepi thotë se ky është viti i fundit i punës, pasi në vitin 2024, “Noma” do t’u thotë “lamtumirë” klientëve. Shkak është bërë ritmi i lartë i punës dhe kostot e papërballueshme.

Drejtuesit njoftuan se biznesi do të mbyllë dyert vitin që vjen dhe do të rihapet si një “shkollë kuzhine.”

“Që të vijojmë të jemi Noma, ne duhet të ndryshojmë,” shprehet pronari i Noma-s, Rene Rexhepi në një njoftim të bërë në uebsajtin e restorantit.

Rene Rexhepi

Rene Rexhepi mendon se duhet të riorganizojë hapësirën e punës si edhe stafin. “Nuk është i përballueshëm. Sektori duhet riparë”, është shprehur Rexhepi, duke shpresuar që pas disa vitesh të mund të rikthehet përsëri.

René Redzepi ose (Rexhepi) është me origjinë shqiptare. Babi i tij është shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa e ëma daneze.

Te Noma, zakonisht një vakt kushton të paktën 500 dollarë personi.

Rexhepi tha po ashtu se duke nisur nga 2025, Noma do të bëhet shkollë kuzhine dhe do të shesë produkte online. Po ashtu, ai bëri të ditur se restoranti do të ketë “pop-ups” nëpër botë.

“Shërbimi ndaj klientëve do të jetë gjithnjë një pjesë e jona, por të qenit restorant nuk është më një që na karakterizon”.

Rexhepi e hapi Noma-n në Kopenhagën në vitin 2003 dhe me kalimin e kohës, restoranti u bë xhevahir i kurorës në sektorin e gastronomisë. Ndërsa pjatat e Noma-s bëheshin gjithnjë e më të njohura, u bë gjithnjë e më e pamundur që të bëje një rezervim në këtë restorant.

You may also like