Pse mijëra rusë duhet të sikterisen nga Letonia? – Shqip

by admin
Spread the love

Gati 3500 qytetarë rusë në Letoni do të marrin njoftim nga autoritetet e migracionit këtë javë se duhet të largohen nga vendi.

Organi qeveritar njoftoi të enjten se bëhet fjalë për persona që nuk kanë dorëzuar dokumente për vazhdimin e lejes së qëndrimit të përhershëm ose nuk janë regjistruar për provimin e gjuhës letone deri më 1 shtator.

Ata duhet të largohen nga Letonia deri më 30 nëntor, shton deklarata.

Një amendament i ligjit të miratuar nga parlamenti në vitin 2022 ka forcuar rregullat e qëndrimit për qytetarët rusë në Letoni në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Në mënyrë që të vazhdojnë të jetojnë ligjërisht në Letoni, qytetarët rusë duhet të aplikojnë për statusin e qëndrimit të përhershëm dhe në shumicën e rasteve të dëshmojnë se zotërojnë mirë gjuhën letoneze.

Letonia ka pothuajse 1.9 milionë banorë dhe kufizohet me Rusinë.

Vendi baltik është shtëpia e një pakice të fortë ruse, shumica e të cilëve janë emigrantë të epokës sovjetike dhe pasardhës të tyre.

Një debat i nxehtë shpërtheu në vend për rregullat e reja, të cilat prekin pothuajse 20,000 njerëz. /tesheshi.com/

You may also like