Pse ka dështuar procesi i blerjes së teksteve nga botimet shkollore – Shqip

by admin
Spread the love

Partia Demokratike e Kosovës kërkon themelimin e komisionit hetimor parlamentar për arsimit fillor dhe atë të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024., për të vlerësuar se a ka pasur keqpërdorim te takseve shkollore.

Deputetja e këtij subjekti politik, Floreta Zejnullahu në seancën parlamentare të mbajtur të enjten ka thënë se është dështim i qeverisë për të siguruar tekstet shkollore, raporton Shqip.

“Dështim i qeverisë për të siguruar tekstet shkollore. Pse ka dështuar procesi i blerjes së teksteve nga botimet shkollore. Si PDK kemi propozuar këtë komision për subvencionimin e teksteve shkollore.  Ligji në fuqi për edukimin parauniversitar, qeveria ka dështuar dhënien e librave falas të nxënësve, MAShTI nuk ka një dëshmi për të arsyetuar. Kanë hedh akuza e pas një dekade nxënësit nuk kanë marrë libra shkollor. Pasojat dhe dështimet e qeverisë i kanë kushtuar nxënësve dhe prindërve. Komisioni hetimor do të duhej të marrë përgjigje përmes një raporti dhe t’ ia paraqesë kuvendit. Komisioni hetimor të ketë 11 anëtarë dhe afati të jetë 6 muaj’, ka thënë Zejnullahu.

You may also like