Pse e vrau nëna vajzën 5-vjeçare? Flasin hetuesit: Vogëlushja donte partneren e babait…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të tjera detaje kanë dalë nga krimi makabër i zbuluar ditën e djeshme në Itali, ku një e mitur 5-vjeçare u gjet e vdekur pasi u masakrua nga nëna e saj.

Martina Pati, nëna 23-vjeçare vrau mizorisht të bijën, ka pranuar krimin e rëndë, por është shprehur se nuk e di as vetë aryen e veprimit ekstrem.

Për hetuesit, ekziston një hipotezë dhe ajo është xhelozia. Pra dyshohet se Martina Pati ishte xheloze se vajza e saj ishte lidhur emocionalisht me partneren e re të ish-bashkëshortit të saj.

Ai nuk toleronte që vajza e saj të bëhej e dashur me të”, thanë hetuesit sipas Tgcom.

Polica e gjeti trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte më parë gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.

Elena Del Pozzo u zhduk të hënën në Tremestieri etneo. Nëna e vogëlushes  ka rrëfyer se ku ishte trupi i fëmijës, pas presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit. Më vonë, ajo ka pranuar se e ka vrarë atë me thikë në banesë.