Pse e lejoi Arbana këtë fjali? Fifi i dha një këshillë nga jashtë Donaldit

by admin
Spread the love

Fifi ka hyrë mbrëmjen e djeshme brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’, për një suprizë për Monika Lubonjën me të cilën krijoi një miqësi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Por, përveç Monikës, Fifi takoi edhe banorët e tjerë, për të cilët tha se e kishte marrë malli dhe nuk i kurseu disa komente ndaj tyre.

Monika: Unë kam fituar një vajzë të dytë. Nuk diskutohet dhe nuk do të rri një ditë, por një javë tek shtëpia jote. Mos prit që të lash pjata.

“Jam dobësuar i kam humbur dy kile”, i thotë Arjolës teksa e përqafon, ndërsa Big Brother nuk kurseu as lojërat! Teksa lojëtarët duhet të ‘ngrinin’, Fifi ka mbetur në krahët e Ilirit teksa po e përqafonte!

Një përqafim i ngrohtë dhe prekës isht edhe ai me Donaldin, teksa dëgjohet që i thotë: “Ja u futa prapë, na ke jashtë, do bëhesh i fortë, mos u qurravit se je burrë!”.

Por ka edhe një vend që Fifit i ka munguar shumë… lavanderia! “Lavanderi të hënksha zemrën. Kjo lavanderia ka qenë psikologu im”.

You may also like