PSD për grevën e sindikatës së arsimit e KEDS: Kërkesat e tyre janë legjitime dhe të arsyeshme, lehtë të realizueshme

by admin
Spread the love

Partia Socialdemokrate përmes një komunikate për media ka thënë se grevat e sindikatave të arsimit dhe të KEDS janë të arsyeshme pasi kërkesat e tyre janë legjitime e të arsyeshme.

“Në saje të papërgjegjësisë institucionale tash e dy ditë kemi greva të sindikatave, asaj të arsimit dhe të KEDS-it. Kërkesat e tyre, pos legjitime, janë të arsyeshme dhe të realizueshme; nga 100 euro rritje për çdo punëtor, kalimi i Ligjit të Pagave dhe zbatimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore.
Këto kërkesa po hasin në rezistencë; pritej që qeveria Kurti, si e majtë, natyrshëm t’i ketë aleat sindikatat. Çka sollën në fakt është një rend i ri veprimi, ku dialogu social shkatërrohet e sindikatat natyrshëm armiqësohen. Kështu vepruan kur kaluan ligjin për pagën minimale pa konsultim me kërkesat e sindikatave dhe organizatave të tjera civile; si pak qeveri në botë”.

Në komunikatë thuhet se kërkesat e tyre po hasin në rezistencë

“Këto kërkesa po hasin në rezistencë; pritej që qeveria Kurti, si e majtë, natyrshëm t’i ketë aleat sindikatat. Çka sollën në fakt është një rend i ri veprimi, ku dialogu social shkatërrohet e sindikatat natyrshëm armiqësohen. Kështu vepruan kur kaluan ligjin për pagën minimale pa konsultim me kërkesat e sindikatave dhe organizatave të tjera civile; si pak qeveri në botë”.

Lexo lajme interesante

You may also like