PSD-ja vendos zotimet e krerëve të VV-së te objekti i Qeverisë, në 5-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

by admin
Spread the love

Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion te objekti i Qeverisë me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, raporton Ekonomia Online.

PSD ka vendosur citate të kryeministrit Albin Kurti, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut të cilët janë zotuar se do të zbardhnin vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

“Me Qeverinë e re do të krijohet mundësia për të pasur drejtësi për Astritin, sepse kjo është drejtësi për shtetin tonë, për popullin tonë, për qytetarët e Republikës, me qenë se pa drejtësinë për Astritin edhe shteti i së drejtës në vendin tonë ndelet shumë i mangët”.

Përveç kësaj pankarte me citate të kryeministrit Albin Kurti, aktivistët e PSD-së kanë vendosur edhe citate të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryeparlamentarit, Glauk Konjufca dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

You may also like