PSD dorëzon peticionet për marrëveshjet që VV-ja dikur i kundërshtonte, nënshkrues edhe Kurti

by admin
Spread the love

Partia Socialdemokrate (PSD), i dorëzoi qindra peticione para objektit të Qeverisë, rreth marrëveshjeve që i kundërshtonte Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Një nga peticionet që PSD-ja e dorëzoi është kundërshtimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në vitin 2015.

Në peticionet që i ka dorëzuar PSD-ja, shihet i nënshkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Kurti i ka ndërruar qëndrimet, ndryshe në opozitë e ndryshe në pushtet.

“Përveç që kanë mbi 205 e mijë qytetarë që e kanë kundërshtuar, qeveria e Kosovës nuk i ka pyet qytetarët dhe nuk ka marrë mandat për me nënshkrua një marrëveshje të tillë”.

“Ajo që është interesante, në fund të njërës prej kësaj fletave, nënshkrues është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Siç mund ta shihni me datën 18.09.2015, Albin Kurti e nënshkruan këtë tekst, pra nuk mund të jenë dy Kurta, edhe ai i cili e nënshkruan kundërshtimin edhe ai i cili e zbaton këtë marrëveshje”.

“Kritika jonë nuk është që Albini i ka ndërru fjalët, kritika jonë është që Albini po e bënë një marrëveshje të dëmshme”, tha Molliqaj.

“Kjo marrëveshje është logjika e ndarjes etnike në Kosovë. Ne nuk besojmë që zgjidhjet e problemit mes Kosovës dhe Serbisë janë zgjidhjet etnike. Ne vazhdimisht bëjmë thirrje për një marrëveshje e cila është gjithëpërfshirëse e përfundimtare dhe nuk i konservon ndarjet etnike. Besoj që kurrë më shumë se sot Albin Kurti duhet ta ketë parasysh se s’ka mandat me bë marrëveshje etnike në Kosovë dhe po ashtu i ka mbi 205 mijë qytetarë në mesin e tyre edhe veten që e kanë nënshkruar”, tha tutje Molliqaj.

I pari i PSD-së, ka folur edhe për
mosliberalizimin e vizave për kosovarët. Ai tha se Qeveria aktuale siç rëndom ndodh
t’i marrë meritat për ndonjë sukses, duhet t’i marr edhe përgjegjësitë.

“Padrejtësia ndaj Kosovës për çështjen e mosliberalizimit
të vizave është shumëfishë e rëndë edhe e papranueshme. Ne besojmë që qytetarët
e Kosovës qysh moti është dashur të kenë të drejtën e lirisë së lëvizjes pa
viza. Nëse qeveria tentoi t’i marr meritat për liberalizim, atëherë duhet t’i
marr edhe përgjegjësitë. Besoj që përgjegjësia e mosliberalizimit të vizave është
e BE-së. Nuk është merite e kësaj qeveria as nuk është përgjegjësi e kësaj
qeverie direkte, por është interesant që qeveria kur ndodh diçka mirë thotë unë
e bëra, ndërsa kur është keq i kanë fajet te të tjerët”, tha Molliqaj.

You may also like