PSD bën “plazh” në oborrin e Qeverisë (FOTO)

by admin
Spread the love

Partia Socialdemokrate e ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë.

Aktivistët e kësaj partie kanë bërë “plazh” duke vendosur një karrike edhe një peshqir.

“Jemi në pushim vjetor (365 ditë) ndaj të drejtave të punëtorëve”, shkruante në parullen e kësaj partie.

Ky aksion u realizua për 1 Maj- Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Në ditën e sotme në shumë vende të botës protestohet për të kërkuar më shumë të drejta për punëtorët.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like