PS triumfon në zgjedhjet e 6 marsit, Rama: Fituam 5 nga 6 bashki pa i ndezur motorët e fushatës

by admin
Spread the love

Partia Socialiste ka arritur të triumfojë në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajnë këtë të dielë. Dje doli rezultati i zgjedhjeve e në të gjitha bashkitë, teksa sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, socialistët arritën të fitojnë 5 nga 6 bashki, duke treguar edhe njëherë se sherri që ka kapluar Partinë Demokratike, ka favorizuar më shumë PS-në.

Megjithatë sa i takon këtij rezultati të mire që korri Partia Socialiste, dje ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se fitorja e Bashkisë së Vorës, Rrogozhinës, Durrësit, Dibrës dhe Lushnjes, sipas tij, nuk është as më shumë e as më pak nga ajo se çfarë socialistët prisnin nga ky 6 mars. Madje Rama nuk ka nguruar të theksojë se kjo fitore ka 2-fish vlerë edhe për faktin se socialistët në ndryshim nga zgjedhjet e mëparshme, nuk i “ndezën fuqishëm” motorët elektoral, por pavarësisht kësaj arriti që t’i mundte kundërshtarët, madje me një diferencë të thellë.

Deklarata e Ramës:

“Zgjedhjet e djeshme i dhanë Partisë Socialiste as më shumë e as më pak se sa prisnim. 5 nga 6 bashkitë në garë – me një fushatë pa i ndezur motorët e qendrës dhe me një hendek votash nga rivalët edhe më të madh se sa tregonin projeksionet tona. Urime fituesve dhe faleminderit të gjithë atyre që u angazhuan për këtë rezultat, po mbi të gjitha faleminderit zgjedhësve, të cilët dje ushtruan pushtetin e tyre vendimmarrës në interes të komunitetit”, shkruan Rama.

You may also like