PS i rrëzoi dekretin për kthimin e buxhetit, vjen reagimi i presidentit Meta

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në Facebook ku shkruan se buxheti 2022 është antisocial dhe publikon shifrat. Ky reagim erdhi pasi PS rrëzoi dekretin e tij për kthimin e buxhetit të shtetit 2022, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë.

Ditën e djeshme Balla ka deklaruar se Buxheti i Shtetit 2022 mundëson vazhdimin e financimit të reformave, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike, forcimin e drejtësisë sociale dhe zgjerimin e paketës sociale për të gjithë shtresat në nevojë, si dhe sigurimin e investimeve të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve strategjikë dhe ekonomisë së vendit.

Postimi ne Facebook:

“Buxheti 2022” ËSHTË ANTISOCIAL.

 RRITET fondi total i PPP-ve nga 636.8 miliard lekë, në 830.9 miliard lekë.

 ZERO rritje reale për 930,457 qytetarë, që jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD.”-shprehet Meta.

You may also like