Protestuesit anti-monarki arrestohen në Londër prej pankartave ‘Nuk je mbreti im’ (fotot)

by admin
Spread the love

Mes të ndaluarve ishte dhe kreu i grupit organizator anti-monarki, teksa policia veproi ashpër para nisjes së ceremonisë së kurorëzimit.

Mes rreth 10 të arrestuarve ishte dhe Gaham Smith, kreu i grupit britanik anti-monarki ‘Republic”.

Mediat vendase tregonin Smith që ndalohej nga oficerët pranë Westminster ku po zhvillohej ceremonia.

Pamje nga protesta tregonin qindra demonstrues me bluza të verdha me mbishkrimin ‘Nuk je mbreti im’ mes tyre dhe Smith, teksa policia u mori të dhënat shumë prej tyre në formë presioni.

Policia tha se Smith dhe të tjerët u arrestuan për mbajtje të objekte të rrezikshme.

Në një video, të publikuar të debateve, një oficer policie i thoshte protestuesit: “Nuk do të rri këtu për të diskutuar me ty tani, ata janë të arrestuar, pikë, mbaroi”.

Qindra njerëz protestuan sot kundër kurorëzimit të mbretit në sheshin kryesor Trafalgar Square në Londër.

Demonstruesit mbanin pankarta me mbishkrime si “Te anulohet monarkia!”, ‘Princesha e Popullit’ duke iu referuar Meghan Markle, dhe ‘Nuk je mbreti im’ duke iu referuar Charles.

Grupi i të drejtave ‘Human Rights Watch’ tha se arrestime në ditën e kurorëzimit nuk ishim parë më herët në Londër.

Drejtoresha e tij britnaike Yasmine Ahmed, tha: “Lajme se po arrestohen njerëz duke protestuar paqësisht gjatë kurorëzimit janë alarmuese, këto mund të priten në vende diktatoriale por tani i shikojmë në Londër”.

“Protestat paqësore bëjnë që individët në pushtet të japin llogari, dhe kjo ka nisur të mos pëlqehet në Britani”.


Top Channel

You may also like