Protestat e dhunshme, shtyhet vizita e parë e Mbretit Charles III në Francë

by admin
Spread the love
Pamje nga protestat ne France

Vizita e parë shtetërore e Mbretit Charles III është shtyrë.

Vizita e planifikuar për në Francë, është pezulluar për shkak të protestave të dhunshme që kanë mbërthyer Parisin dhe qytetet e tjera kundër vendimit të qeverisë për reformën e pensioneve.

Udhëtimi në Paris dhe Bordeaux do të fillonte të dielën, por të dy qytetet u përfshin nga skena dhune, të qytetarëve të revoltuar me vendimin e qeverisë për të zgjatur moshën e pensionit.

Hyrja e bashkisë në qytetin e Bordo u përfshi nga flakët pas sulmeve me bomba molotov.

Zyrtarët kishin këmbëngulur më parë se nuk kishte kërcënime të njohura për udhëtimin, por agravimi i situatës ka bërë që Mbreti i ri i Anglisë të shtyjë vizitën e tij të parë zyrtare.

 

 

You may also like