“Propozimi francez” të enjten para deputetëve, në seancë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen

by admin
Spread the love

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut për të enjten caktoi seancën lidhur me propozimin francez, ku siç bëhet e ditur në këtë seancë do të jetë e pranishme edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas agjendës së Kuvendit, është paraparë që zyrtarja e lartë evropiane të mbaj edhe një fjalim para deputetëve, mëson INA.

Qeveria pasditen e sotme dorëzoi në Kuvend edhe dokumentet shtesë që kanë të bëjnë me Informatën e cila përmban kornizën e propozimit për negociatat për anëtarësimin e RMV-së me BE-në, që është dorëzuar dhe përpiluar nga presidenca franceze me kryesimin e BE-së.

You may also like