Promovohet libri “E drejta sportive në Kosovë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Sport – CAS” të autorit Visar Alimehaj

by admin
Spread the love

Në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë në praninë e drejtuesve të sportit, sportistëve, Gazetarëve Sportivë dhe personaliteteve të tjera sportive u bë  Promovimi i librit  “E drejta sportive në Kosovë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Sport – CAS”. Në këtë provim folën recenzentët, Enver Tahiraj dhe Jusuf Jahmurataj si dhe autori i librit, Visar Alimetaj. Të pranishëm ishin Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe personalitete të sportit të Kosovës.

Ky është libri i parë në Kosovë që e shtjellon këtë temë.

Ideja për shtjellim të kësaj teme ka ardhur duke parë potencialin që sporti po i sjellë vendit tonë dhe rëndësinë e zhvillimit të sportit në Kosovë sipas rregullave dhe mekanizmave ndërkombëtare, kam bashkuar përvojën time si sportist dhe administrator i sportit në Kosovë si dhe fushën akademike në të Drejtën Ndërkombëtare, ka thënë autori i librit, Visar Alimehaj i cili aktualisht jeton dhe vepron në Kanada. 

Visar Alimehaj u lind më 30.09.1984 në Tripoli-Libi ku edhe e filloj klasën e parë, për ta vazhduar ne fshatin e tij Lybeniq të Pejës. Nga klasa e IV u zhvendos në Pejë ku mësimet i ndjeku në shkollen fillore “Ramiz Sadiku”. Shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin “Bedri Pejani”. Në vitin 2008 diplomoj në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Pastaj emigroi në Austri, Zvicërr dhe Malë të Zi. Pas emigrimit prej afërsisht 7 vite, u kthye në Kosovë dhe vendosi për ta vazhduar shkollimin. Pas reformave në arsimin e Kosovës, u detyrua ta vazhdoj edhe vitin e IV të sudimevetë cilin e kreu me sukses në Kolegjin AAB në vitin akademik 2017/18. Studimet post diplomike master për 

të drejten Ndërkombëtare i kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës ku diplomoj në temen “E drejta sportive në Kosovë; Rruga drejtë arritjes së standardeve të Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar Sportiv – CAS”.

Nga viti 2000 ishte lojtar në klubin e Volejbollit Peja, të cilin klub e drejtoj edhe si
drejtor gjatë viteve 2014/18. Me të njejtin klub arriti që për herë të parë në Kosovë në 
vitin 2016 të marrin pjesë në Ligen e Kampionëve. Kontribut të veçant dha edhe në zhvillimin e sportit femror ku në vitin 2018 ishte iniciator dhe njëri nga themeluesit e Klubit të Volejbollit për femra Peja.

Nga Marsi i vitit 2021 u zgjodh anëtar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv të Kosovës nga Asambleja e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Në vitin 2021 u licencua nga Coachin Association of Canada në: “Trajnimi i sigurt në sport – Kontakti i drejtëpërdrejt me atletin, Tronditja e kokës në sport si dhe Marrja etike e vendimeve”. Gjithashtu nga Canada Women & Sport i licencuar në “Barazia Gjinore”.

Nga Nëntori 2021 filloj punen si Koordinator i Programeve në Federaten e Volejbollit të Kanadasë, Volleyball Canada & Volleyball BC në Vancuver, Kanadlubit të Volejbollit për femra Peja. Në vitet 2003/05 ishte anëtar i Kombëtares se të 
rinjëve të Volejbollit të Kosovës.

Në vitin 2014 u zgjodh anëtar i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, në të cilën pozitë ishte deri në vitin 2016. Në Dhjetor të vitit 2017 u zgjodh Nënkryetar i Federatës së Volejbollit deri në vitin 2021. Për gjatë këtyre viteve në periudha të ndryshme ishte edhe kryetar i Komisionit për Akte Normative të FVK-së, anëtar i Komisionit Disiplinor si dhe Drejtor për Beach Volley. I licencuar nga FIVB (Federata Ndërkombëtare e Volejbollit) 
për trajner të Volejbollit dhe të Beach Volley si dhe Supervizer Ndërkombëtar i 

Volejbollit. Ishte themelues i Federatës së Arteve Mikse Marciale të Kosovëe në vitin 2019 dhe për dy vite në mënyrë vullnetare e ushtroj edhe postin e Sekretarit të asaj federate. I licencuar nga IMMAF (Federata Ndërkombëtare e Arteve Mikse Marciale) për trajner të MMA si dhe nga WADA (Organizata Botërore e Antidopingut) në programet antidoping për Lojrat Olimpike 2020.
Bashkëthemelues i OJQ Pishtarët në vitin 2020, me të cilen organizat angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe për mbrojtjen e ambientit në veçanti.
Nga Marsi i vitit 2021 u zgjodh anëtar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv të Kosovës nga Asambleja e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Në vitin 2021 u licencua nga Coachin Association of Canada në: “Trajnimi i sigurt në sport – Kontakti i drejtëpërdrejt me atletin, Tronditja e kokës në sport si dhe Marrja etike e vendimeve”. Gjithashtu nga Canada Women & Sport i licencuar në “Barazia Gjinore”.

Nga Nëntori 2021 filloj punen si Koordinator i Programeve në Federaten e Volejbollit të Kanadasë, Volleyball Canada & Volleyball BC në Vancuver, Kanada.

You may also like