Prokuroria kërkon dënimin e ish-ministrit Todosijeviq i akuzuar për nxitje të urrejtjes

by admin
Spread the love

Prokurori Atdhe Dema ka kërkuar që të dënohet ish-ministri nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, i cili po akuzohet për nxitje të urrejtjes, përçarje, mos-durim kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Në anën tjetër, Nebojsha Vlajiq, avokati i të akuzuarit, ka kërkuar që klienti i tij të lirohet.

Ndërkaq, Todosijeviqi në këtë seancë e ka zgjedhur të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje dhe qëndroi prapa deklarimeve të dhëna më parë për këtë çështje penale, raporton Betimi në Drejtësi.

Sipas prokurorit Dema, aktakuza është në përputhshmëri të plotë me përshkrimin faktik të aktakuzës.

Prokurori Dema, në fjalën përfundimtare ka deklaruar se aktakuza është në përputhshmëri të plotë me përshkrimin faktik të aktakuzës.

“Mirëpo, sipas prokurorit Dema i  akuzuari bazuar në aktakuzë dhe atë që u dëgjua gjatë fazës së administrimit të provave materiale, e sulmon një popull të tërë me të cilin veprim nxit urrejtje përçarje, ose mos durim kombëtar, racor, kombëtar apo etnik”, thuhet në artikullin e Betimit për Drejtësi.

“Më tutje, prokurori Dema  ka thënë se të gjitha deklaratat të cilat i ka thënë i akuzuari i ka kryer në cilësi të ministrit, me arsyetimin se i njëjti nuk i drejtohet një grupacioni të caktuar politik, ushtarak apo formacioni tjetër ku do të i lejohej të shprehte mendimin e vetë”.

Sipas prokurorit Dema, vendimi që do ta marrë gjykata nuk do të ketë efekt vetëm ndaj të akuzuarit, por për të gjithë ata që në të ardhmen kërkojnë të mbajnë poste që e kanë për obligim respektimin e ligjit dhe rendit në Kosovë.

“Në fund, prokurori Dema ka kërkuar nga gjykata që për të akuzuarin Todosijeviq të sjellin dënim dënues”.

“Prokurori Dema si rrethanë lehtësuese ka thënë se akuzuari është hera e parë që ka rënë ndesh me ligjin në Republikën e Kosovës dhe më parë nuk ka pasur historik të kryerjes së veprës penale”.

Ndërkaq, avokati i Todosijeviqit, Vlajiq, ka thënë se ky gjykim shkel marrëveshjen e Brukselit seps enë bazë të nenit 10, çdo trup gjykues ku të akuzuarit janë serbë për vepra që janë shkaktuara në veri, duhet të jenë serbë shumica e anëtarëve të trupit gjykues.

Sipas Vlajiqit, është shkelur po ashtu neni i dhjetë i Konventës Evropiane për liri të shprehjes.

“Zoti Todosijeviq nuk ka folur për popullin shqiptar për këtë jam i pakënaqur që prokurori fjalimin  për Ushtrinë Çlirimtare e barazon me popullin shqiptar. Atëherë mund të themi se në Hagë, gjykohet populli shqiptar, por nuk gjykohet, gjykohen për vepra të caktuar”, thënë Vlajiq.

Tutje, avokati ka thënë se kjo është e dënueshme në mënyrë politike,  për çka edhe Todosijeviq ka bartur pasoja politike dhe është shkarkuar, porse për këtë nuk mund të shkohet në burg.

Ai po ashtu ka thënë se Todojiseviq nuk ka qenë në cilësi të ministrit dhe  nuk i ka keqpërdorur autorizimet e ministrit, pasi që ka shkuar si politikan dhe anëtar i Listës Serbe.

“Cili nga ministrat serbë, ka folur si ministër, asnjëherë, askush. Unë këtë situatë nuk e kam menduar dhe kjo nuk është e mundur, nuk mund të shpreheni si ministër në veri. Todosijeviq po të kishte folur si ministër ai më së paku do të kishte qenë i fishkëlluar dhe do të ishte larguar”, kë thënë Vjajiq.

Ndërkaq, në lidhje me video-incizimin e shikuar dhe dëgjuar në këtë seancë, avokati Vlajiq ka thënë se nuk e kundërshton autencitetin e videos mirëpo disa gjëra nuk i ka thënë Todosijeviq, të cilat kanë qenë në aktakuzë.

“Në aktakuzë qëndron “pirja e gjakut”, këtë nuk e ka thënë Todosijeviq, në video-incizim nuk ekziston “gjak pirje”, si dhe  fjalën “Masakër në Reçak”,  nuk e ka përdorur as asnjë njërën as tjetrën”, ka thënë Vlajiq.

“Në aktakuzë qëndron “pirja e gjakut” këtë nuk  e ka thënë, në video incizim nuk ekziston “gjak prirje” dhe fjala “Masakër në Reçak”, nuk e ka përdorur asnjë njërën as tjetrën. Për pjesë verbale dhe për atë që është akuzuar dhe dënuar duhet të përgjigjet asaj që është në video. Unë e di që i humbim disa finesa të gjuhës gjatë përkthimit, por në versionin e gjuhës serbe duhet të jetë e njëjtë dhe kjo nuk është”.

Vlajiq në fund ka kërkuar dhe i ka propozuar gjykatës që ndaj të mbrojturit të tij të nxirret aktgjykim lirues.

Këtë deklarim të avokatit Vlajiq e ka përkrahur i mbrojturi i tij, Todosijeviq dhe ka shtuar se nuk ka dashur apo pasur qëllim që ta fyej dikë, e veçanërisht popullin shqiptar.

Shpallja e aktgjykimit për këtë çështje penalo-juridike është caktuar më 19 tetor 2022.

Në fillim seancës, pasi është bërë shikimi dhe dëgjimi i provës, video incizimit,  janë administruar provat materiale.

You may also like