Prokurori i Përgjithshëm i SHBA: Kërcënimet kundër hebrenjve, myslimanëve dhe arabo-amerikanëve janë rritur ndjeshëm

by admin
Spread the love

Ka pasur një “rritje të konsiderueshme” të kërcënimeve kundër hebrenjve, myslimanëve dhe arabo-amerikanëve javët e fundit, tha prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, duke përsëritur angazhimin e Departamentit të Drejtësisë për të ndjekur penalisht autorët.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland foli në një forum të mërkurën për krimet e urrejtjes. Sipas Garland, gjatë informacioneve të siguruara për shkak të detyrës në përditshmërinë e tij, ka vënë re një rritje në “vëllimin dhe shpeshtësinë” e kërcënimeve kundër këtyre grupeve.

Prokurori i Përgjithshëm përmendi arrestimin e studentit të Universitetit Cornell, Patrick Dai, një 21-vjeçar i ri, për kërcënimet që ai dyshohet se postoi në një forum diskutimi në internet këtë fundjavë kundër studentëve hebrenj të universitetit.  

Garland tha se Dai u arrestua dhe u akuzua për kërcënim për të vrarë ose plagosur hebrenj në Universitetin Cornell.

“Siç tregon ky arrestim, ne po i përqendrojmë përpjekjet tona në përballjen dhe ndërprerjen e kërcënimeve të paligjshme kudo që ato shfaqen. Departamenti i Drejtësisë nuk ka tolerancë ndaj dhunës, apo kërcënimeve të paligjshme të dhunës të nxitura nga antisemitizmi apo islamofobia”, tha Garland.

Dai është planifikuar të paraqitet në gjykatën federale të mërkurën pasdite.

“Unë e njoh frikën, zhgënjimin dhe izolimin që shumë prej jush kanë ndier gjatë javëve të fundit dhe që vazhdoni të ndjeni ndërsa ne bashkohemi me ne sot këtu. Unë dua të përsëris një parim thelbësor të këtij Departamenti të Drejtësisë: Asnjë person dhe asnjë komunitet në këtë vend nuk duhet të jetojë me frikën e dhunës së nxitur nga urrejtja,” tha Garland.


Top Channel

You may also like