Profili i tij si menaxher flet vetë, Man. United “i fiksuar” me Zidane

by admin
Spread the love

Zinedine Zidane është njeriu që dëshiron Manchester United. Rezultatet e dobëta të skuadrës kanë detyruar krerët e skuadrës angleze të marrin në konsideratë pushimin e Solskjaer. Sipas Daily Record drejtuesit e United kanë nisur një aksion të vërtetë për të bindur trajnerin francez.

Aspekti i fundit ka të bëjë me bashkëshorten e tij Veronika, të cilës nuk i pëlqen ideja për të jetuar në Manchester dhe preferon që Zidane të marrë edhe ca pushime para se të kthehet në punë. Që prej disa javësh Zidane ishte favoriti i madh në rast pushimi të Solskjaer, profili i tij si menaxher konsiderohet perfekt dhe kurikulimi flet vetë.

Ka fituar në Spanjë dhe në Europë, veç të tjerash Zidane ka treguar se di ta rrisë skuadrën edhe kur e merr pasi ka nisur sezoni, siç ka ndodhur me Realin, si dhe i përshtatet politikës së klubit. I djegur nga eksperienca me Mourinhon, te United kanë vendosur t’i thonë mjaft atyre trajnerëve që konsiderohen “rreshterë të hekurt” kategori së cilës i përket shumë më tepër Conte se sa Zidane.

Element vendimtar do të jetë edhe preferenca e dhomave të zhveshjes, pasi ekziston një atmosferë e tendosur mes disa lojtarëve të United me Solskajer, për shkak të disa zgjedhjeve të tij. Mes zërave më të rëndësishëm është ai i Ronaldos që nuk është se ka ndonjë konflikt me Solskjaer por që me siguri do të preferonte shumë më tepër Zidane, pasi së bashku janë ngjitur 3 herë në çatinë e Europës duke fituar Championsin.

Në favor të francezit është dhe bashkë-atdhetari i tij Varane, edhe ai një element i palëvizshëm në murin mbrojtës të Realit që karakaterizoi eksperiencën e Zidane në Spanjë. Në fund është dhe çështja Pogba. Një futbollist i rëndësishëm që mund të lërë United me kosto zero pa rinovimin e kontratës.

Pozicioni i tij nuk është më solid, por drejtuesit kërkojnë gjithsesi të mos shpërdorojnë një pasuri teknike dhe ekonomike. Në këtë drejtim, prezenca e Zidane mund të përmbyste preferencat e mesfushorit francez. Ish trajneri i Realit nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin për bashkë-atdhetarin e tij dhe nëse Zidane do të mbërrinte në Madrid, mund të shtynte mesfushorin të bindet për rinovimin.


Top Channel

You may also like