Problemet e shëndetit mendor në Vlorë, shtohen vizitat! Alarmante numri i të rinjve që po konsumojnë drogë

by admin
Spread the love

Në Vlorë është shtuar numri i personave të cilët kërkojnë ndihmë për probleme të shëndetit mendor.

Në një ditë regjistrohen rreth 25- 30 vizita në Spitalin Psikiatrik të Vlorës dhe në qendrën komunitare të shëndetit mendor.

“Vijnë të gjitha grup moshat që nga fëmijët deri tek më të rriturit në moshë. Për fëmijët kjo qendër nuk ofron shërbim dhe i nisim drejt Tiranës, por shikojmë që ka dhe raste të shtuara tek moshat e reja. Ndërkohë që në një krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka një rritje të shtimit të rasteve me probleme të shëndetit mendor”, u shpreh mjeku psikiatër Stiljano Lepuri.

Mjeku zbulon dhe diagnozat mbizotëruese ndërsa për shfaqjen e problemeve te të rinjtë fajëson abuzimet e vazhdueshme me substanca si lëndë narkotike apo alkooli.

 “Numrin më të madh të kartelave e përbën diagnoza prapambetje mendore, më pas skizofrenia gjithashtu dhe pacient me çrregullime të humorit dhe bipolare dhe më pas më të lehta si çrregullimet e ankthit”, u shpreh mjeku psikiatër.

Spitali psikiatrik i Vlorës “Ali Mihali” mbulon me shërbim shëndetësor  rajonin e Jugut, nga Lushnja deri në Himarë.


Top Channel

You may also like