Probleme te Spanja, mesfushori i rëndësishëm dëmtohet dhe lë grumbullimin

by admin
Spread the love

Spanja ka humbur një lojtar shumë të rëndësishëm në prag të sfidave që ajo ka në kuadër të ndeshjeve të qershorit në Nations League. Bëhet fjalë për mesfushorin e Liverpool, Thiago Alcantara që ka lënë grumbullimin me kombëtaren.

Ai ka pësuar një dëmtim muskulor që e ka detyruar atë të humbasë të gjitha ndeshjet me kombëtaren e tij në këtë ndalesë. Nga ana tjetër, trajneri Luis Enrique ka vendosur të mos grumbullojë një tjetër lojtar për ta zëvendësuar.

Spanja do të zhvillojë në këtë ndalesë 4 ndeshje, ku më e rëndësishmja konsiderohet ajo me Portugalinë ditën e nesërme. Ajo do të ndeshet gjithashtu edhe me Republikën e Çekisë dhe Zvicrën përpara se ta mbyllë këtë ndalesë kombëtaresh me një tjetër ndeshje me Republikën Çeke. /oversport.tv

Foto: Selección Española de Fútbol, Twitter

You may also like