Prizren: Burri akuzon mjekët se faji i tyre e ka humbur shikimin e njërit sy

by admin
Spread the love

Një burrë i ka akuzuar mjekët e Spitalit të Prizrenit se faji i tyre e ka humbur shikimin.

Ai në polici ka deklaruar se më 13 shkurt ishte operuar në këtë spital dhe sipas tij nga ajo ditë e kishte humbur shikimin në njërin sy.

Burri shtoi se i kishte kryer disa intervenime në Turqi, por ato rezultuan pa sukses.

Me këtë rast, policia e ka intervistuar në cilësinë e të dyshuarit një mjek kirurg.

Me vendim të prokurorit, mjeku është liruar në procedurë të rregullt, njofton raporti 24 orësh i policisë, përcjell Klankosova.tv.

Rasti është iniciuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like