Pritet ndryshime te Milani, gati çeku 100 milionësh për merkaton e verës

by admin
Spread the love

Milani pritet që të ndryshojë pamje sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit kuqezi janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë se 100 milionë euro në merkato për të blerë një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, për prapavijën është bërë gati çeku për Lille për të transferuar në Milano Sven Botman. Marrëveshja me agjentin e lojtarit është arritur tashmë dhe duket se “djalli” ka mposhtur konkurrencën e Newcastle për mbrojtësin e talentuar.

Milani është i gatshëm ti ofrojë klubit francez 30 milionë euro, ndërsa duket se Lille do të marrë edhe 30 milionë të tjera për Renato Sanches.

40 milionë janë parashikuar për sulmin, ku objektivi parësor është Scamacca, që Sassuolo e vlerëson rreth 40 milionë. Një tjetër alternativë për repartin e avancuar është edhe Origi, të cilit i skadon kontrata me Liverpool në fund të sezonit. / Oversport.tv

You may also like