Pritet kompensimi i dëmeve shkaktuara nga stuhia tek kulturat bujqësore në Podujevë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Stuhia e djeshme në komunën e Podujevës, ka shkaktuar dëme edhe në kulturat bujqësore.

Një dëm i tillë iu bë edhe fermerit Naser Lala, të cilit iu dëmtuan mollët.

Ai në një intervistë për “Info Magazinë” në Klan Kosova është shprehur se pret që këto dëme ti kompensohen nga komuna dhe Ministria e Bujqësisë.

“Breshëri dhe shiu që ka rënë dje për të bërë dëme në 1 mijë e 300 fidane të mollës. Këto janë të kushtueshme, mbajtëset, lidhëset, të gjitha dhe këtë vit fakti që janë dëmtuar kështu nuk presim ndonjë rendiment. Këto mollë më nuk janë për tryezë. Presim që komuna me Ministrinë e Bujqësisë të na ndihmojë për këto dëme që na janë bërë. Jemi të dëmtuar shumë, motiv dhe vullnet nuk po kemi të merremi me këtë punë”, është shprehur ai.

E se ky kompensim do të bëhet, është shprehur edhe Drejtori i Bujqësisë, Fatmir Rudari i cili tregoi procedurat që duhet të kryjejnë fermerët për t’iu bërë ky kompensim.

“Qysh në orët e para të mëngjesit kemi dal për të parë nga afër dëmet që u janë shkaktuar fermerëve tonë, nga të reshurat e ditëve të djeshme. Jemi duke i parë nga afër dëmet dhe besoj që do të kompenzohen ato.

“Ne kemi vizituar një pjesë të fermerëve, nuk kisha dalluar ndonjë nga kulturat, sepse  i ka dëmtuar të gjitha kulturat. Fermerët duhet të bëjnë një kërkesë pranë Kuvendit Komunal të Podujevës, ne ato i dërgojnë në Ministrisë e Bujqësisë, nga ku presim mirëkuptim dhe do të kompenzohen për këto humbje që kanë pasur.Është procedurë pak e gjatë, por është një procedurë e gjatë, të cilës nuk mund t’i ikim”, u shpreh Rudari.

You may also like