Prishtinë: Propozohet që banorët rezidentë të mos paguajnë parking për veturën e parë

by admin
Spread the love

Qytetarët e Prishtinës me shumë gjasë do të lirohen nga tarifa e parkingut për një veturë të cilën e kanë në pronësi.

Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, i cili ka bërë këtë propozim në Komunën e Prishtinës.

“Sot në Kuvendin Komunal të Komunës së Prishtinës paraqita propozimin e përbashkët me Kryetarin Përparim Rama për lirimin e automjetit të parë të banorëve rezidentë nga pagesa”, është shprehur Havolli, përcjell KlanKosova.tv.

“Kjo do të hyjë në fuqi pas aprovimit të rregullores së re”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like