Prishtina në bisedime me Dortmundin, klubi gjerman pritet të “zbarkojë” në kryeqytet për 100 vjetorin e bardhekaltërve

by admin
Spread the love

Prishtina sivjet shënon 100 vjetorin e themelimit të klubit, derisa drejtuesit e skuadrës qysh tash kanë nisur të përgatiten për të organizuar një festë madhështore në kryeqytet.

Edhe pse sivjet duken lag titullit të kampionit pasi janë në pozitën e pestë në tabelë me plotë 11 pikë mbrapa vendit të parë,  kjo aspak nuk do ta zbehë festën kryeqytetase pasi në stadiumin “Fadil Vokrri” prite të zbarkojë një gjigant i futbollit ndërkombëtare.

Demokracia mëson se Prishtina është duke negociuar me drejtuesit e Borussia Dortmundit për një ndeshje miqësore derisa rezultatet pritet të zbardhen shumë shpejt.

Të kujtojmë se skuadra më  e trofeshme në vendin tonë edhe më herët ka sjell ekipe të njohura, derisa e fundit ishte ajo me Sivassporin që në atë kohë udhëhiqej nga legjenda e futbollit, Roberto Carlos.

You may also like